Lajme

Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, kapet në Qafë Thanë numëruesi i votave i shpallur në kërkim

Një 35-vjeçar i akuzuar për falsifikim të materialeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, është kapur në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Personi i arrestuar është Eduard Zito, i cili akuzohet se në bashkë punim me 7 persona të tjerë të cilët janë arrestuar më parë,  ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Njoftimi i policisë: Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close