Categories Lajme

Falsifikonin dokumentet e mjeteve, kapen 3 persona në Durrës. Merren masa dhe për 5 doganierë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silent”.

Duke falsifikuar dokumenta ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me  vlerë shumë të ulët monetare.

Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie  në ngarkim të një personi juridik, si  edhe shpallet në kërkim 1 shtetas  tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Silent”.

Janë ndaluar shtetasit:

  • Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
  • Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
  • Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit;

Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

  • Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”;
  • Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore”.
  • Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
  • Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
  • Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”.

Në ngarkim të  një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues

” Ndalimi i  përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumenta kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.

Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët  në vlera monetare se vlera normale bazuar  në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale  “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Fallsifikim të dokumentave” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet  174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME