Categories Lajme

Familja e shqiptarit tregon pengun e madh:Nuk u bë as dhëndër dhe as baba

Familja e Pllum Marnikolaj kërkojnë drejtësi për të zbardhur vd ekjen e djalit të tyre në bu rgjet greke. Të dy autopsitë si ajo shqiptare dhe ajo greke cilësojnë se v dekja është shkaktuar nga g oditja në kokë.

Por ekspertiza greke nuk e cilëson se g oditja në kokë është shkaktuar nga mjetë i fortë jo prerës. Mjet ky që i ka shkaktuar edhe plagë të tjera në trup.

Në këto kushte familjarët e Pëllumit janë drejtuar shtetit grek duke kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi djalit të tyre. Nga pala greke ju është kërkuar që të bëjnë durim se e vërteta do të zbardhet.

“Ne na u premtua nga prokuroria greke se do ta zbardhim të vërtetën gjithashtu edhe nga shteti shqiptar që do ta ndiqte cështjen. Por ka pesë vite që jo që nuk e zbardhi kush të vërtetën por fshehën edhe provat dhe e kanë mbyllur si cështje, si vr asje paautor.

Ne mbajtëm shpresa për 5 vite pasi gjithçka ka ndodhur në ambientet e policisë së shtetit. Ku ka kamera, ka dëshmitarë se ka patur edhe njerëz të tjerë aty që kanë punuar dhe është mbyllur si cështje pa autor” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj, për top news.

Vd ekja e Pëllumit është edhe më e rëndë për këtë familje pasi ai nuk mundi të bëhej dhëndër, nuk mundi të bëhej baba.

“Kemi qenë tu prit nga dita në ditë se ai mendonte për një vajzë. E donte dhe ja kishte shprehur edhe nënës së vetë. Kjo nuk u realizua edhe për këtë jemi edhe shumë të mërzitur se po të kishte edhe një fëmijë a dy fëmijë do të ishte edhe shumë më e lehtë edhe për ne” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj

Por familja e Pëllum Marnikolaj nuk është dorzuar. Ata vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Kërkojnë që të zbardhet e vërteta që ju është premtuar.

“Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta se cfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi kjo ngjarje kaq e rëndë në një kohë që djali shkoi për të kryer det yrimin që i kishte vënë prokuroria greke” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj. “Kërkojmë që të zbardhet e vërteta se ajo që thonë nuk është e vërtetë dhe ne e dimë. Dhe ata e dinë, thjeshtë ne duam që të zbardhet e vërteta” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME