Lajme

Familja në Tiranë tregon tmerrin: Si shpëtuam gjatë rënies së ashensorit

Një ashensor brenda të cilit ndodheshin pesë anëtarë të një familje është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë për shkak të mbipeshës. 5 pjestarët e familjes kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja, e vetmja që ka pasur dëmtime ka qenë 56-vjeçarja Selvije Kazhani, e cila ka bërë ekazaminime në spitalin e Traumës dhe pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.

Në një komunikim për Neës24 për ngjarjen familja Kazhani me origjinë nga Burreli deklaruan se jetonin prej shumë pak kohësh me qira në banesën në Astir.

Ata bënë me dije se sapo është hapur dera në katin e 5 dhe do dilnin prej aty, ashensori është shkëputur menjëherë dhe me shpejtësi ka rënë në katin zero. Sipas familjes Kazhani prej ditësh ata e kanë përdorur ashensorin dhe nuk ka pasur probleme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close