Categories Lajme

Familja nuk i pranonte lidhjen/ Zhdukja e dy të rinjve në Elbasan/ Vajza u largua nga shkolla, shoqet i hodhën çantën nga dritarja (Detaje)

Dy minorenë, një vajzë dhe një djalë, prej ditës së premtes kanë humbur kontaktet me familjarët.

Detaje të reja janë zbuluar nga’ Top Channel’ në lidhje me zhdukjen e dy të rinjve në Elbasan. Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të shtunën dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.

Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”,  kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.

Familjarët kanë denoncuar në polici dhe nuk kanë asnjë info për vendndodhjen e të miturve. Burime nga policia bëjnë me dije se dy adoleshentët janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk i kanë gjetur.

Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa. Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME