Categories Lajme

Familjarët e Arjan Salës i luten Ramës dhe Metës: Na ndihmoni të gjejmë trupin, Pamje brenda magazines

Familjarë dhe të afërm të Arjan Salës, shefit të sigurisë së Qendrës Tregtare i bllokuar në magazinën e shkrumbuar nga zjarri prej tre ditësh, apelojnë për ndihmë. Xhaxhai i tij për Ora News thotë se pas shuarjes së zjarrit në magazinë gjatë ditës së sotme, nevojitet një kërkim i specializuar për të nxjerrë çfarë mundet nga nipi i tij.

“Erdhën ushtarakë me skaner nuk dha rezultat, erdhi dhe qeni dhe nuk dha rezultat. Ka ardhur momenti i fundit, kërkim gram për gram çfarë është e Janit. Mund të vijnë dhe arkeologë të japin ndihmesën e vet pa prishur provat”.

Apeli i tij shkon direkt për institucionet.

“Mirëmbrëma e nderuar kruyeministër i Shqipërisë, president, deputetë, ministra dhe drejtorë, ju lutem të gjithë krahëve politikë na vini në dispozion pak minuta nga koha juaj. Nipi im, djali i vëllait është bllokuar në magazinë. Që në fillim operacionin për nxjerrjen e tij u nis gabim. Paradite sot zjarri është shuar. Temperatura në katin e nëndheshëm është ulur ndjeshëm. Ju bëj thirrje publike të gjithë shqiptarëve që kanë humbur fëmijët e tyre të na përkrahin, të vijnë të qëndrojnë me ne këtu. Rezultat mbi trupin, eshtrat e nipit tim nuk ka.

Tani dhe mbrapa duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit. Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet ti fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes, ju lutem mos e neglizhoni thirrjen time”.

Xhaxhai i 33-vjeçarit insiston edhe të ndihma nga jashtë nëse shteti ynë nuk i ka mundësitë për kërkime të tilla.

“Nga policia nuk kemi vërejtje. Kanë ndarë dhimbjen time, kanë shprehur pak agresivitet por e kanë pasur për të mirën tonë se gjendja aty ka qenë katastrofë.Policia do të heqë uniformat dhe të vijë bashkë me ne për të nxjerrë kockat e djalit. Edhe zjarrfikësit i kanë shkrirë mundësitë e tyre por nuk kanë ato që duhet të kenë. U nis gabim kërkimi, të paktën të mos përfundojë gabim.Mos të shkojë i humbur që mos të kemi ku ta qajmë. Nëse shteti nuk i ka mundësitë, nuk është turp, të kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje që na ndihmuan edhe në tragjeditë e mëparshme. Të marrim diçka andej”. /Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME