Lajme

Familjarët e elektriçistit që vdiq në shtyllë: Përgjegjësi i OSSH nuk stakoi linjën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çërrilë të Memaliajt, ku elektricisti Agron Manai ndërroi jetë pasi ra në kontakt më rrymën elektrike teksa ishte ngjitur në një shtyllë për të rregulluar linjën e dëmtuar. Ai u nis për punë sëbashku me kolegun e tij Adriatkun për të rregulluar defektin.

Familjarët e të ndjerit shprehen të tronditur nga hetimet e autoriteteve, të cilët sipas tyre duan ta shesin ngjarjen si vetëvrasje kur viktima ishte mirë nga ana ekonomike dhe mendore. Ata nënkuptojnë se drejtësia ndikohet nga faktorë të jashtëm për të mos u zbardhur e vërteta.

“Është gabim njerëzor dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gjë”,-është shprehur i vëllai i viktimës.

Sipas djalit të viktimës, babai i tij kishte urdhër pune kur u nis për të rregulluar linjën e dëmtuar. Madje foli me përgjegjësin e OSSH në Memaliaj për të stakuar linjën ndërkohë që rezulton që stakimi mos të jetë kryer çka rrjedhimisht solli edhe vdekjen e menjëhershme të tij momentin kur e provoi me tel në linjën përcjellëse të tensionit.

Banesa e Agron Manait, tre ditët e fundit ka qenë vizituar nga banorët e fshatit, apo dhe të afërm dhe miq të familjes, raporton Fax. Ajo që ka rënë në sy është mungesa për të ngushëlluar e kolegut të tij Adriatikut i cili e gjeti të vdekur në shesh pas takimit më tensionin e lartë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: