fbpx
Lajme

Familjarët shkuan në polici për 40-vjeçarin, Policia:U përplas me makin, ndodhet në spital

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë. Zhdukja e 40-vjeçarit u  denoncua nga familjarët e tij. Ndërkohë policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje duke sqaruar se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  “Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bëhet më dije sipas Policisë.

Elbasan/ Informacion paraprak Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button