Categories Lajme

Familjarët të merakosur për të afërmit, në spital askush nuk u jep informacion

Të shqetësuar, shumë qytetarë kërkojnë informacion për familjarët e tyre të prekur me COVID-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Përpos merakut, tashmë ata përballen edhe me mungesën e informacionit, ndërsa janë të detyruar të presin në lulishtet e spitalit me shpresën se mos mësojnë një lajm të mirë për të dashurit e tyre.

“Po presim këtu kot si bagëtitë”, shprehet një prej tyre. Kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetjen nëse kanë kërkuar informacion nga mjekët përgjigjja është kjo: “Nuk ma hap telefonin doktori”. “Nuk kam informacion fare, po presim, nuk na thonë asgjë.

Pse nuk del doktori që të kontaktoj me të, nuk pranon të dalë”, shprehet një tjetër familjar. Nisur nga shqetësimi i qytetarëve, Euronews Albania u interesua pranë spitalit, por sërish informacioni mungoi. “Tani nuk është vendi këtu”, përgjigjet një mjeke dhe futet brenda në ambientet e spitalit dhe mbyll derën. Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë në Shqipëri, ku pacientët e prekur me coronavirus marrin shërbim mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME