Categories Lajme

Farmacistët kërkuan të vaksinoheshin njësoj si mjekët, MSH u kthen përgjigjen ‘qesharake’

Ministria e Shëndetësisë duket se i është përgjigjur negativisht kërkesës së Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, për t’u përfshirë edhe ata në grupet prioritare të vaksinimit anticovid. Në një shkresë që është bërë publike nga vetë Urdhëri i Farmacistëve, thuhet se plani i va ksinimit bëhet nga ekspertë, dhe Ministria nuk mund të ndërhyjë në të.

Reagimi i Urdhërit të Farmacistëve: Të nderuar kolegë! Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit.

Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen va ksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.

Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre. Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME