Lajme

Fasha 800kWh nuk do të aplikohet as në dhjetor, Balluku kërkesë qytetarëve: Kurseni energjinë elektrike

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjsië, Belinda Balluku ka konfirmuar se edhe për muajin dhjetor nuk do të aplikohet fasha energjetike prej 800 kWh.

Balluku tha në një deklaratë se qytetarët I janë përgjigjur thirrjes së energjisë për të kursyer energji, ndërsa reshjet kanë pasur një ndikim të madh në prurjet në kaskadën e Drinit.

Ajo kërkoi edhe njëherë angazhimin e qytetarëve për të kursyer energji, pasi është e vetmja mënyrë që fasha të mos aplikohet.

“Pas një thirrje që kemi bërë në muajin shtator për shkak të situatës së vështirë dhe çmimeve të larta të importit, qytetarët i janë përgjigjur kësaj thirrje për të konsumuar më pak energji.

Ne e kemi vlerësuar reagimin tuaj dhe pavarësisht se është vendosur një fashë nga ERE e cila mund të futej në funksion kur ne të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot.

Puna ka dhënë rezultat. Megjithatë duhet thënë që kursimi muajt shtator tetor ka qenë i konsiderueshëm dhe na ka dhënë një dorë për të kaluar një situatë të tillë.

Dua të kërkoj edhe njëherë angazhimin tuaj, të çdo qytetari, familjari, biznesi të vogël, që të vazhdojmë të kursejmë sepse do të jetë e vetmja mënyrë për të mos aplikuar fashën 800 kWh”, tha Balluku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close