Categories Lajme

Fatmir Mediu mesazh familjarëve “të Gërdecit”: Nuk kam gisht në atë trågjedi

Politikani Fatmir Mediu iu ka dërguar një mesazh mbrëmjen e djeshme familjeve të viktimave të Gërdecit. Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për marrjen e tij të pandehur, Mediu tha se ai nuk ka lidhje me atë tragjedi. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Mediu tha se familjarët e viktimave kanë të drejtë ta urrejnë sepse dhimbja është e madhe, por “unë nuk kam gisht”, theksoi ai.

“Nuk e kam as me drejtësinë as me palët e tjera. Ndihem shumë keq në raport me familjarët e Gërdecit. Ajo më dhemb.

Ajo ka qenë arsyeja që kam marrë qëndrimin tim. Vetëm ajo më vjen keq. Nuk di sesi mundet në jetën time, pavarësisht si do të shkojnë gjërat, ti bëjë ata të jenë të bindur, që Fatmir Mediu nuk ka gisht në atë që ka ndodhur në Gërdec.

Nuk kam marrëdhënie me atë që ka ndodhur në Gërdec. Kur shoh Zamirën, djalin, familjarë të tjerë që flasin. Nuk kam tentuar t’ju afrohem, sepse ata janë në të drejtë të urrejnë dhe të thonë çfarë u vjen në mendje, sepse dhimbja e tyre është shumë herë më e madhe, sesa çdo lloj arsyetimi dhe ballafaqimi që mund të bëj për këtë çështje“, tha Mediu. Më tej, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe ka thënë se kërkesa e SPAK nuk ka bazë ligjore, por “në këtë vend mund të ndodhin edhe çudi”.

“Avokati më kanë thënë në këtë vend mund të ndodhë çdo cudi. Mund të jesh i pafajshëm, por të ndodhë si në kohën e Hoxhës. Kur prokuroria është më e fuqishme se gjykata, sistemi i drejtësisë nuk funskionon. Jam në këtë betejë për t’u përballur edhe me padrejtësinë. Mund të ketë cdo gjë në përballje.

Veprimi i SPAK nuk ka bazë ligjore, sepse SPAK nuk ka marrë kompetencën për ta drejtuar këtë cështje. Kam vërtetim nga Prokuroria e Përgjithshme, që thotë se dosja është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nuk është porceduar mbi këtë dosje që në vitin 2009“, shtoi Fatmir Mediu, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME