fbpx
Lajme

Fatos Nano ka gisht në vra sjen e Azem Hajdarit? Sali Berisha flet me emra

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj politikanëve për vrasjen e ish- deputetit të PD-së, Azem Hajdarin.

Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vrasjen e ortakut të tij më të ngushtë.

Pyetje: Ju e keni akuzuar si porositësin e vrasjes së Azem Hajdarit? Si flisni kështu për Fatos Nanon?

Sali Berisha: E kam akuzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon.

Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button