Categories Lajme

“Fëmija doli gjallë, gjyshja tha kam qenin brenda dhe harroi djalin”, çfarë thonë fqinjët për zjarrin në banesë ku humbi jetën foshnja 6-muajshe

Fqinjët kanë treguar momentet e para të zjarrit në një banesë private pranë maternitetit, ku humbi jetën foshnja 6-muajshe.

Sipas tyre, në banesë jetonin gjyshja, vajza e saj dhe nipi 6-muajsh. Por në momentin e zjarrit ishin vetëm gjyshja Janulla Lilaj dhe nipi.

Fqinjët tregojnë se foshnja u nxorr gjallë nga banesa që ishte përfshirë nga flakët, por fatkëqësisht ndërroi jetë në spital.

“Janulla jetonte me gocën që kishte këtë fëmijën 6-muajsh. Goca ishte e divorcuar, por ishin familje që nuk trazonin. Qante çuni i vogël me ulërima, foshnja, deshi goca të hynte brenda me ujë, por e pamundur.

Janulla doli e para. Çfarë ke, i tha një çun. Kam qenin, e harroi djalin. Pastaj u kujtua, është djali. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe.

Kur kam dalë unë, tymi shtëllunga-shtëllunga deri te sheshi “Shtraus”. Kur dolëm ne, goca mori urgjent zjarrfikësen. Kur e kanë nxjerrë çunin, po dridhej dhe qante. Fëmija ishte gjallë kur doli. Por kishte vdekur në spital”, tregon një banore e lagjes.

Zjarri në banesë ra mbrëmë rreth mesnatës. Zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë duke punuar për të zbuluar shkaqet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME