fbpx
Lajme

Fet skulptori i shtatores së Prizrenit: Nuk dua të ironizojë figurën e heroit kombëtar, por ka gojëdhëna…

Shtatorja e Skënderbeut në qytetin e Prizrenit ka ngjallur mjaft polemika në të gjitha trojet shqipfolëse, duke u cilësuar si një vepër që nuk personifikon imazhin e heroit kombëtar. Në një intervistë të dhënë për televizionin FaxNews, autori i veprës Sinan Aliaj, u shpreh se për realizimin e shtatores, ai është bazuar tek karakteristikat që autorët Rilindas, por dhe Marlin Barleti i kanë bërë Skënderbeut. Madje ai thekson se autorë të ndryshëm paraqesin karakteristika të ndryshme saqë nuk di se kujt t’i referohet si ka qenë në të vërtetë Gjergj Kastrioti.

Skulptori shkon dhe më tej ku thotë se secili artist ka mënyrën e tij të punës dhe kjo i bën veprat të jenë të ndryshme nga njëra tjetra, duke lënë të kuptohet se shtatorja është Skënderbeu sipas botëkuptimit të tij, por që për shumë prej nesh nuk lidhet me figurën e heroit tonë kombëtar.

“Kohëzgjatja e përafërt e realizimit është afërsisht 6 muaj. Ëndrra e çdo skulptori është që të realizojë shtatoren e heroit kombëtar. Kjo ëndërr për mua u realizua këtë vit. Jam bazuar tek shkrimet e Rilindasve tanë, tek Marlin Barleti, por nuk kam përjashtuar dhe dorëshkrimet e kohës kur ka jetuar Skënderbeu. Secili prej tyre ka mënyrën e vet si e ka karakterizuar dhe me analizimin e gjithë kësaj, kjo është ajo që mua më është dukur se ka qenë Skënderbeu.

E ka kritikuar dikush Ibrahim Kodrën kur ka bërë portretin e Skënderbeut pikturë, po sikur ta kishte bërë Picasso Skënderbeun pikturë. Secili autor ka karakteristikat e tij të punës, nuk e bën atë me qëllim, por është natyra e tij e punës që e bën të ndryshëm një autor nga tjetri.

Me keqardhje nuk dua të ironizojë figurën e Skënderbeut, por ka gojëdhëna dhe përkshkrime të ndryshme, gjatë kohës dhe pas vdekjes së Skënderbeut nga historianë dhe shkrimtarë të ndryshëm, duke filluar nga Rilindasit e deri tek  Kadareja, nuk po dim kujt t’i referohemi si ka qenë ai Skënderbe”, tha Aliaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button