Lajme

Fevziu: Në 2011 fitoi Rama, por Berisha ndërhyri! Rakipi: Pse gënjen Basha pa pikë turpi?

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës, se ai fitoi në vitin 2011 zgjedhjet për kryetar Bashkie të Tiranës, sepse la jashtë fushatës Berishën.  Fevziu deklaroi se këto zgjedhje i fitoi realisht Edi Rama, por më pas Sali Berisha ndërhyri në favor të Bashës, në mënyrë që të numëroheshin votat e hedhura në kutitë e gabuara. Fevziu, gjithashtu hodhi poshtë deklaratën e Bashës, se ai është i vetmi lider që ka mundur Edi Ramën, duke i kujtuar zgjedhjet e vitit 2009, ku Berisha e mundi PS-në e udhëhequr nga Edi Rama.

Pjesë nga biseda në studio:  Blendi Fevziu: Një gjë ëshë e vërtetë, Basha e sfumoi figurën e Berishës. Natën e fundit madje e ka mbyllur Basha në televizion, jo Berisha. Por, zgjedhjet u fituan pas vendimit personal të Berishës, për të numëruar votat që ishin hedhur në kutinë e gabuar. Rama i fitoi zgjedhjet si numërim, por u mor ai vendim. Basha ishte i bashkuar me Ilir Metën, u fut në lojë edhe Hysni Milloshi. Ka një rezultat të ngjashëm mes Bashës dhe Olldashit, nëse votat e LSi kalojën në drejtim tjetër.

Por them se ai ka bërë fushatë të mirë gjithësesi. Basha ka nisur me një distancë prej 11 pikësh dhe u barazua me Ramën, por zgjdhjet i fitoi Rama.Basha ka një truk për të marrë votat e atyre që nuk kanë kujtesë, kur thotë futa vendin në NATO dhe liberalizova vizat. Basha duhet të bënte fushatë për të ardhmen. E dyta, nuk është e vërtetë që është i vetmi që ka mundur Edi Ramën, sepse Edi Rama është mundur në vitin 2009. Nuk mund të thotë ai jam i vetmi që e kam mundur. Ylli Rakipi: Tani kjo gënjeshtër pa pikë turpi Fevzi? Ne i shohim këto të gjitha. Blendi Fevziu: Këto që shohim ne nuk kanë rëndësi. Ata luajnë për interesin e tyre dhe kapen me thonj aty.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: