Lajme

Fier, 61 vjeçari dyshohet se vrau bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Një krim i rëndë ka tronditur Fierin këtë të martë. Një 61 vjeçar, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Policia bëri me dije në një njoftim paraprak për mediat se viktima që u vra nga 61-vjeçari është shtetasja Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Ndërkohë që autori i ngjarjes së rëndë që më pas vari veten, është shtetasi Xhevahir Hoxha.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close