Categories Lajme

Fier, bie në kanal me zetor, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Boçovë të Fierit. Mësohet se 43-vjeçari Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë: “Fier/Informacion paraprak Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME