Categories Lajme

Fier, ‘boom’ rastesh të reja për 24 orë, shkak bëhet një ceremon

Qyteti i Fierit vijon të mbetet një ndër vatrat me numrin më të lartë të rasteve të reja me Covid-19 . Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 7 raste të reja në këtë qytet dhe 1 rast në Patos. Infektimi I tyre lidhet me pjesëmarrjen në një ceremoni mortore në fshatin Cakran.

Kujtojmë se dy ditë më parë u konfirmuan 4 raste pozitive në Fier, pjestarë të së njëjtës familje nga Cakrani por që jetojnë në lagjen 29 nëntori të Fierit. Ndaj rastet e sotme janë të gjithë të afërm të këtyre kontakteve, ku të gjithë kanë qënë në një ceremoni mortore në Cakran. ISHP vijon gjurmimin e rasteve të tjera që janë pjesë e zinxhirit të kontaktit me qëllim identifikimin dhe izolimin e tyre.

Theksojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tone kanë humbur betejën me Covidin 4 qytetarë si dhe janë kryer gjithësej 500 testime, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME