Lajme

Fier/ Dëmtohen me gurë xhamat e zyrave të dy partive politike

Pas Elbasanit, incidentet politike janë zhvendosur në qytetin e Fierit. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëmtuar me gur xhamat e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se janë dëmtuar zyrat e Partisë Socialiste dhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Informacion paraprak , Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close