Lajme

Fier, Digjet banesa, e moshuara lëndohet në tentativë për t’u shpëtuar flakëve

Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth të 70- ave, e identifikuar si Roza Shahu.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close