Lajme

Kultivonte mall në serë, ndalohet Astrit Patozi

Një 50 vjeçar është vënë nën p rangat e policisë në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në serën e tij policia gjeti të kultivuara bimë n arkotike k anabis.

Njoftimi i policisë: Vijojnë kontrollet masive në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve n arkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve n arkotike, vihet në p ranga autori.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e n arkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë n arkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është a rrestuar në flagrancë shtetasi Astrit. P.atozi, 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.

A rrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë n arkotike të dyshuara c annabis s ativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve n arkotike”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: