Lajme

Fier, “Land Rover” përplaset me makinën e policisë, plagosen 3 efektivë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe. Mësohet se automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close