Policia e Fierit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arritur që të a rrestojë një nga të shpallurit në kërkim, për v rasjen në tentativë të regjistruar në gusht të 2020. Bëhet fjalë për Viktor Elmanaj, banues në Patos. Blutë bëjnë me dije se mbi 47-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash.
“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në k ërkim për veprat p enale “V rasja me p aramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “A rmëmbajtja pa leje”. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë q ëlluar me a rmë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i p lagosur, pas informacioneve të mara në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.
Specialistët për He timin e K rimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim V. S., 47 vjeç, banues në Patos. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në b urg” për veprat p enale “V rasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “A rmëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.