fbpx
Lajme

Fier/ Nisin punimet e fazës së dytë të rehabilitimit të lumit Gjanica

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit. Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi solli sot pamje nga punimet në segmentin e dytë të rehabilitimit të lumit. “Me lajmin e mirë të fillimit të punimeve të fazës së dytë të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica, segmenti nga ura me shkallë deri te Ura e Sheqit, dhe me imazhin post-transformues të tij, ju uroj një fundjavë të bukur”, tha Subashi.

Projekti është në vijimësi të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit dhe të ndërtimit të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë, ku përfshihet rehabilitimi i lumit Gjanica. Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit, ndërsa rikoncepton një shesh qendror, i cili mungonte për qytetin. Ndërkohë, ka përfunduar parkimi nëntokësor me 100 vende dhe shtrimi me pllaka guri i sheshit qendror prej 21 671 m2 i cili i ka munguar qytetit

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button