Një p lagosje me a rmë zj arri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fier, ku si pasojë një 40-vjeçar ka përfunduar në spital për të marrë mjekim. Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes, ndërsa 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Fier/ Plagosi me a rmë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.