Lajme

Fier, polici privat plagos kolegun nga pakujdesia

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi nga pakujdesia ka plagosur kolegun e tij E. M., 32 vjeç.

“Në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF, pasi në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se  nga pakujdesia ka plagosur  në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close