Lajme

Fier: Punonjësit e rafinerisë së naftës sërish në protestë, i kujtojnë Gramoz Ruçi votat për 2021

Me pankarta në duar, punonjësit e rafinerisë së naftës kanë dalë sërish në një protestë përpara prefekturës. Ata kërkojnë marrjen e pagave dhe duan fillimin e punës sa më shpejt. Ata kërkojnë gjithashtu marrjen e përgjegjisë nga qeveritarët nëse ndodh dicka në këtë uzinë.

Sipas tyre prefekti i qarkut Fier duhet të takojë ministren Balluku për të marre një zgjidhje.

Protestuesit i bënë  thirrje të gjithë punetorëve të bashkohen në protestë për të drejtat e tyre. Kushtet e vështira i kanë detyruar punonjësit të marrim bukën me liste dhe femijet i kanë hequr nga shkolla.

Gjatë protestës i bënë thirrje kryeparlamentarit Ruçi të vijë në Fier.

Punonjësit : “I bëjmë thirrje kryetarit të parlamentit të vijë në Fier sepse në vitin 2021 do kërkojë vota në këtë qytet. Votat i ka marrë nga viti 1992 e deri me sot te gjitha votat, ti vijë turp.”

Ata paralajmëruan se nëse nuk arrihet në një zgjidhje do të përshkallëzojnë protestët deri në grevë urie.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close