Lajme

Fier, Shoqërohet 59-vjeçari, nën hetim edhe dy vajza

Fier, Pronari I një lokali është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion. Në p ranga ka rënë shtetasi  Mbarim Xhemali, 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën p enale “Rrëmbim personi”.

Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pas informacionit të marrë se 59-vjeçari shfrytëoznte disa shtetase për p rost itucion, në ambientet e lokalit që administronte.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy gra, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin që 59-vjeçari kishte marrë me qira.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga, për shfrytëzim të prostitucionit dhe për mbajtje të lokaleve për prostitucion, administratori i një lokali në Fier, person me precedent të mëparshëm penal.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetase, për veprën p enale “P rostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga administratori i një lokali, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, shtetasi M. Xh., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën p enale “Rrëmbim personi”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi  Mbarim Xhemali në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “P rostitucioni”, “Shfrytëzimi i p rostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për p rostitucion”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: