Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni mbasditen e sotme në Fier. Si pasojë e sulmit vogëlushja ka marrë disa plagë në trup dhe gjymtyrë. Raportohet se vajza është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Qeni ëshë kapur dhe izoluar nga policia dhe dhe një veteriner. Duke u nisur nga kjo ngjarje, të gjithë personave që mbajnë qen u është bërë thirrje që të marrrin masa për trajtimin e tyre apo izolimin përsa kohë përbëjnë rrezik.