Lajme

Fier,Drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 9 shtetas

DVP Fier , Drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 9 shtetas.

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1162 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-226 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-42 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-62 masa për përdorimin e aparatit celular;

-282 masa për parakalime të gabuara;

-5 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-206 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-334 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.DVP Fier

Drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 9 shtetas.

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1162 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-226 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-42 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-62 masa për përdorimin e aparatit celular;

-282 masa për parakalime të gabuara;

-5 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-206 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-334 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close