Categories Lajme

Fiks Fare/ Në prag të verës, Orikumi ju ofron turistëve ‘turizëm-pompor’

Nëse u bie rruga të vizitoni qytetin e Orikumit dhe kaloni të pallatet e ndërtuara para viteve ’90 do të gjeni në çdo hyrje pallati pompa uji të instaluar në hyrje të pallateve. Numri  i tyre varion nga 8 në 16 pompa për çdo hyrje. Edhe pse mbi 30 vjet demokraci politikanët në çdo fushatë kanë premtuar ujë të pijshëm 24 orë asnjëherë deri më sot për Orikumin nuk është bërë gjë.

Banorët tregojnë se  uji i pijshëm në qytet është me orar të kufizuar ku ka vetëm një orë paradite dhe gjysmë ore pasdite.

Edhe pse investimi i rezervuarit dhe shtrimi i tubave është  bërë nga një projekt gjerman e gjitha ka mbetur pezull vetëm për t’u bërë lidhjet. Dhe ata që vuajnë janë banorët e Orikumit të cilët në këto kushte mundohen të bëjnë dhe turizëm. ” Ne jemi bërë të mbajmë nga një pompë për dhomë e jo për apartament” shprehet njëri prej banorëve për Fiksin.

Fiksi pyeti në  Njësisë Administrative Orikum, ku zoti Selim Haskoelaj fajësojë banorët për pompat e shumta që vihen nëpër pallate.

“Një shtëpi e pompë e bëjmë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë qytetarët me njëri tjetrin, që nuk bien dot dakord që të vënë një pompë të përbashkët. Ne shqiptarët jemi gjithmonë kokë më vete…” shprehet administratori.

Ai  shpjegon për Fiksin se në këtë njësinë administrative bëjnë pjesë katër fshatra Dukat i Ri, Tragjas, Radhima, Orikumi. Në Dukatin e ri është  zbatua projekti gjerman, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanë ujë 24 orë.

Ai tregon se të njëjtën gjë do bëjnë edhe për Orikumin duke filluar në fund të muajit maj. “Nga fundi i majit maj më ka thënë drejtori i FSHZH-së do të filloi projekti, lekët janë gjetur.

Është një projekt që bëhet bashkë me Himarën, rreth 2 milion euro, që do të bëhet dhe Orikumi, Tragjasi dhe Radhima”  tha z, Haskoelaj. Ai i premtoi gazetarëve të Fiksit se shumë shpejt Orikumi do t’i heqi pompat e ujit duke u furnizuar 24 orë në 24.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME