Categories Lajme

Fiks Fare/ “Të vendosin kufje”, punishtja e gurit vijon punën në mes të lagjes edhe pas vendimit të bashkisë dhe gjykatës

Banorët e lagjes “Postbllok” në Kuçovë vijojnë të jetojnë mes të pluhurit dhe zhurmave, megjithëse pushteti lokal dhe gjykata i ka dhënë të drejtë.

Por, në “dorë” kanë vetëm letrat, pasi në terren gurorja vijon të punojë. Në datën 16 shkurt 2021, emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi egzistencën e kësaj guroreje, e cila ishte në mes të një zone të banuar dhe në afërsi të rrugës Dimal-Kuçovë. Në atë kohë, banorët thanë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar.

“Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa. Është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë. Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël.

IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa” pohuan banorët, ndërsa thanë se nga zhurma e pluhuri “është me keq se Covidi”. Në atë kohë, kamera e Fiks Fare xhiroi edhe punishten, e cila lëshonte një zhurmë të madhe, si pasojë e disa sharrave.

Pronari i pikës tha se nuk kishin leje mjedisore, ndërsa pyetjes se përse ka një zhurmë të madhe thanë se “banorët të vendosin kufje”. Pushteti lokal kishte bërë disa inspektime, por deri në shkurt 2021 s’kishin marrë asnjë masë.

Ndërkohë, 15 muaj më pas, banorët kërkojnë sërish ndihmën e “Fiks Fare” për shkak të së njëjtës problematikë. Gazetarët udhëtuan sërish në lagjen “Postbllok”, ku konstatuan të njëjta problematike; zhurmë dhe pluhur. “Falënderojmë Fiksin për denoncimin e parë. Pas kronikës së 16 shkurtit të vitit 2021, institucionet u vunë në lëvizje. Bashkia e Kuçovës mbylli aktivitetin.

Por, firma e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë. Pa dalë një vendim përfundimtar, gjyqtari Ken Dhima, që u shkarkua më pas nga Vetingu, mori një vendim paraprak, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë dhe lejoi punën në këtë punishte. Ata filluan punën dhe ne jetojmë me zhurma. Në vendimin e ndërmjetëm, gjyqtari Ken Dhima shkroi se masa e sigurisë, që firma të vijojë punën, të jetë deri në një vendim të formës së prerë” thonë banorët.

Sipas tyre, gjyqi vijoi në Gjykatën Administrative të Vlorës, e cila vendosi që të rrëzojë firmën, pra të lejë në fuqi vendimin e Bashkisë së Kuçovës për të mbyllur punishten. “Gjyqtari i dytë ndejti 3 muaj për të zbardhur vendimin. Dhe këta vijonin punën. U zbardh vendimi para ca ditësh dhe ç’të lexojmë. Ata na kishin dhënë të drejtë, por s’kishte urdhër ekzekutimi. Pra, ne të marrim vetëm letrat dhe firma të bëjë punimet.

Të gjithë na japin të drejtë, po ne jetojmë mes zhurmave dhe pluhurit” pohojnë banorët. Sipas tyre, përfaqësuesit e Bashkisë së Kuçovës nuk kanë kërkuar në gjyqin e themelit që të pezullohet aktiviteti” pohojnë banorët. Një tjetër thotë se “është njësoj sikur të lirosh vrasësin deri sa të shpallet vendimi”. “Kur do na vijë radha në Apel?! Atje ka 20 mijë çështje. Ne s’duam letra, duam fakte që të mbyllet. I bëj thirrje ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit Edi Rama që të marrin masa. A do jetonin ata me një gurore pranë?” përfundon një banore.

Gazetarët e Fiks Fare telefonojnë juristin e Bashkisë së Kuçovës për ta pyetur për procedurat e mbajtura. Në telefon, juristi thotë se janë dy vendime, i ndërmjetmi që ka të shkruar se “puna do vijojë deri në vendim të formës së prerë dhe themeli që i ka dhëë të drejtë banorëve, bashkisë”. Gazetarët e pyesin nëse vendimi i ndërmjetës është apeluar apo jo nga bashkia. Ai thotë se jo, pasi “erdhi në limitet e afateve”.

Por, juristi i Bashkisë së Kuçovës telefonon sërish grupin e “Fiks Fare”, pasi “kishte gjetur apelimin që kishte bërë Bashkia Kuçovë”. “Pasi më telefonuat ju, unë kisha dyshime dhe hapa dosjen. Pashë që Bashkia Kuçovë e ka apeluar vendimin e ndërmjetëm dhe prej 1 viti s’është shqyrtuar në Gjykatën Administrative”. Ndërkohë, gazetarët e pyesin se përse nuk kërkoi në gjykatë një tjetër masë pezullimi për punishten, ndërsa ai tha se “nuk e lejonte vendimi i ndërmjetëm”.

Pra, institucionet vetëm sa kanë letrat, madje disa prej këtyre letrave i harrojnë në sirtare. Gjatë këtij viti, Bashkia e Kuçovës nuk kishte bërë asnjë kërkesë në Apelin Administrativ për përshpejtimin e masës së sigurisë. Dhe, kjo neglizhencë, ka sjellë që banorët e lagjes “Postbllok” të vijojnë të jetojnë mes pluhurit dhe zhurmave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME