Categories Lajme

“Fillimi i një kapitulli të ri”/ Kryemadhi për çeljen e negociatave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendimin e BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë. Kryemadhi e ka konsideruar këtë zhvillim si fillimi i një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë. Në një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se qeveria nuk e do integrimin në BE dhe do bëjë çmos për ta dështuar këtë rrugë. Sipas saj, qeveria duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive dhe klienteliste.

Postimi i Monika Kryemadhit: Mirënjohje ndaj çdo vendi të Bashkimit Europian, për këtë ditë të sotme të çeljes zyrtare të negociatave, që i hap rrugën procesit më të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë me të drejta të plota në familjen europiane. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa detyrat për ta çuar përpara këtë rrugë, e ngarkojnë çdo aktor politik e shoqëror në vend, me përgjegjësi të reja për të realizuar transformimin rrënjësor e të gjithanshëm që Shqipëria europiane ka nevojë! Njerëzit në karrige nuk e duan dhe do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë, në favor të autokracisë së pushtetit të tyre. Qeveria shqiptare institucionalisht, duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive, klienteliste, në shkelje të ligjit dhe ndrydhje të të drejtave e lirive të qytetarëve.

LSI si parti parlamentare dhe forcë vendimtare në vend, do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Tepër kohë është humbur me dështime për shkak të vendimeve personale të politikës së ditës. Duke vonuar integrimin në BE, kemi humbur qytetarët tanë që janë larguar në emigrim drejt jetës më të mirë në BE. Është koha që Shqipëria të bëhet Europë në të gjitha standardet. Është koha që Shqipëria të vendosi në fokus të veprimit qytetarët dhe aspiratën europiane të familjeve e fëmijëve të vendit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME