Categories Lajme

Fillimi i shtatorit me ditë të nxehta, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht.

“Temperaturat këto ditë janë 37-38. Por duke qenë se nga dje kemi rritje të ndjeshme të lagështirës, kjo bën që në shumë zona temperaturat të ndihen 5-6 gradë më shumë. Pra është një vapë mbytëse, zagushi. Sot dhe nesër kryesisht veriu dhe zona të izoluara në qendër të kenë rebeshe shiu, të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere”, shprehet Lajda Porja, meteorologe. Java që vjen do të jetë me temperatura të larta dhe pa reshje.

“Nga e hëna në vazhdim do të kemi përmirësim të motit në gjithë Ultësirën Perëndimore, duke i lënë reshjet të fokusuara në zonat veri dhe verilindore. Do kemi temperatura të larta deri në fund të muajit, mot të qëndrueshëm për të gjithë ata që pushojnë në bregdet. Gjatë gjithë këtyre ditëve të pranishme do të kemi lagështirën”, shton më tej Lajda Porja pët “t.ch”. Vapa ikën me gushtin, por meteorologët parashikojnë të kundërtën.

“Përsa i përket shtatorit, nuk është se presim ndonjë lajm të mirë, freskim të motit. Pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por 10 ditëshi i parë i shtatorit do të jetë zgjatim i gushtit, do të jetë i nxehtë. Nuk do që ndihet si vjeshtë”, shprehet më tej meteorologia. 2019 ka hyrë në histori përsa i përket të nxehtit.

“Vera e këtij viti është cilësuar më e nxehta në histori në Europë, kryesisht për Europën qendrore. Dhe për një pjesë të Shqipërisë është cilësuar si një verë e nxehtë. Nuk mund të themi më e nxehta, pasi kemi patur vera akoma më të nxehta. Mund të them që edhe 2019 do të mbyllet si një vit i nxehtë”, shprehet Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME