fbpx
Lajme

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e Skavicës, Keith Krach: Do i sjellë Shqipërisë energji të pastër

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ekonomik me Nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, në një konferencë të përbashkët këtë të shtunë. Krach ka theksuar rëndësinë që ka Shqipëria në kontributin e saj për krijimin e rrjetit të sigurt të telekomunikacionit.

Keith Krach në fjalën e tij është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet shembull në kontributin e saj për ndërtimin e një rrjeti të pastër telekomunikimi. “Shqipëria është ndalesa e fundit gjatë lëvizjes 2 javore në Evropë me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s dhe ajo që zbulova është se ka një njohje të përbashkët mes drejtuesve të qeverisë dhe ky është kërcënimi i të dhënave private dhe ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj siç është partia komuniste kineze. Përkrahje juar ndaj rrjeteve të telekomunikacionit  po jep një shembull të mirë dhe si zyrtarë të NATO-s e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa dhe pika e tyre më e dobët. Andaj rrjeti i pastër rregullat e BE për rrjetin 5G janë krijuar për këtë arsye.

Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjata të të dhënave dhe sigurisë, bashkëpunim parimor paraqitur botës së lirë rrjeti i lirë është i vendosur të ndërtuar mes një bashkëpunim vendesh dhe rrjeti i pastër ka shpënë në një listë të këtyre vendeve. Deri më tani mbi 20  vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër dhe të mbështetur në rrjetet e BE-së dhe ndër të tjerë kanë zgjedhur që të zgjedhur vetëm shitës të besuar 5 G” është shprehur ai

Gjithashtu ai është shprehur se hidrocentrali i Skavicës do ti sjellë vendit një energji të pastër elektrike.

Ky është një projekt ambicioz i nevojshëm që do të ofrojë siguri energjetike dhe mjedisore për Shqipërinë. Skavica do i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë dhe do të eleminojë përmbytjet. Do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button