Categories Lajme

Firmoset Memorandumi, Diaspora zyra të dedikuara në çdo bashki

Në çdo bashki të vendit do të ketë zyra të dedikuara për Diasporën. Ministri i Shtetit për Diasporën, së bashku me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Shoqatën për Autonominë Vendore kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për bashkërendimin e punës me qëllim ngritjen e strukturës administrative pranë bashkive, për Diasporën dhe migracionin.

Organizimi i strukturës administrative për Diasporën dhe migracionin në njësitë e qeverisjes vendore do të kryhet sipas vlerësimit të numrit të banorëve të tyre, në nivel drejtorie, sektori dhe zyre. Krijimi i këtyre strukturave synon mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me anëtarët e Diasporës shqiptare, të cilët kanë vendlindjen ose origjinën nga territori që ato mbulojnë.

Ministri i Shtetit për Diasporën nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës siguron pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave administrative për diasporën dhe migracionin të bashkive në forumet apo strukturat konsultuese referuar çështjeve të diasporës; koordinimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të qeverisjes vendore dhe organizatave/komuniteteve të diasporës në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm vendor, edukimin e të rinjve dhe promovimin e vlerat historike dhe kulturore lokale; informimin e përfaqësuesit të strukturave në bashki mbi asistencën e donatorëve, thirrjet për projektpropozime; dhënien e informacionit për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve; koordinimin për trajnimin e personelit të strukturës administrative në çdo bashki; dhe asistimin në përcaktimin e aktiviteteve vjetore nga bashkitë e vendit.

Ministria e Brendshme sipas memorandumit do të realizojë: informimin e strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin në njësitë e qeverisjes vendore, mbi politikën shtetërore për migracionin dhe programet përkatëse të cilat do të zbatohen në nivel vendor; informimin për pjesëmarrje përfaqësuesve të strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive në takimet konsultuese dhe aktivitetet për çështjet e migracionit; bashkëpunimin me strukturat administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive në lidhje me rishikimin e aktiviteteve të lidhura me çështjet e migracionit dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj migrantëve; informimin e përfaqësuesve të strukturave administrative për diasporën dhe migracionin në bashki mbi asistencën e donatorëve, thirrjet për projektpropozime, përfshirë programet lokale për parandalimin e migracionit të parregullt, nga të cilat përfitojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore; bashkëpunimin dhe konsultimin me strukturat administrative për diasporën dhe migracionin të bashkive, për të hartuar dhe zbatuar programe të veçanta për të rinjtë dhe familjet e tyre me qëllim reduktimin e migracionit të parregullt si dhe mbështetjen e strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive me informacion për legjislacionin shqiptar në fuqi.

Ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat përgjegjëse në këtë institucion realizojnë: koordinimin me trupin diplomatik për shkëmbimin e informacionit me strukturat administrative për diasporën në njësite e qeverisjes vendore për komunitetet shqiptare ndaj të cilave shprehin interes njësitë e qeverisjes vendore; asistimin për koordinimin e aktiviteteve për komunitetet shqiptare me origjinë nga territoret e njësive të qeverisjes vendore në vendin pritës; dhe koordinimin me ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme, ministrin përgjegjës për Diasporën për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me Diasporën dhe migracionin.

Shoqata për Autonominë Vendore bashkëpunon për realizimin si më poshtë të: vendimmarrjes dhe funksionimit të strukturës administrative për diasporën dhe migracionin në çdo bashki të vendit brenda vitit 2020, trajnimit të përbashkët të burimeve njerëzore të strukturës administrative për Diasporën dhe migracionin në çdo bashki për zbatimin e politikës shtetërore të diasporës dhe migracionit si dhe përgatitjes së kalendarit vjetor të aktiviteteve për Diasporën dhe migracionin në çdo bashki të vendit dhe krijimin e platformave elektronike në çdo njësi të qeverisjes vendore të cilat do ti shërbejnë informimit mbi aktivitetet dhe çështjet e diasporës dhe migracionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME