Lajme

Fitorja e parë e studentëve, qeveria tërhiqet nga vendimi për tarifat

Protesta e studentëve e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Arsimit, ka bërë që qeveria e kryeministrit Edi Rama të tërhiqet. Ishte i pari Rama që përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se do të rishikohet vendimi i qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës.

“Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, – shkruan Kryeministri Rama.

Pas Ramës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar në mbrëmje se qeveria do të plotësojë një prej kërkesave të studentëve. Sipas saj qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura.

Sipas ministres qeveria është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close