Categories Lajme

“Fituat 600 mijë dollarë”, gazetari shqiptar rrëfen eksperiencën me mesazhin mashtrues: E hëngra karremin, por…

“Urime, sapo fituat 700 mijë dollarë”! Nëse në telefonin tuaj ka ardhur ky mesazh, atëherë keni kujdes pasi është vetëm një mashtrim. Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Policinë e Shtetit i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Një mesazh të tillë ka marrë edhe gazetari, Dritan Laçi, i cili në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka zbuluar çfarë procedurash ndoqi pasi mori sms e tillë.

“Mua më erdhi mesazhi: ‘Urime sapo fituat 600 mijë dollarë’. Në fillim e hëngra karremin ngaqë po përdornin “WhatsApp”. Teksa i shkrova adresës së email-it që më erdhi në mesazh, nisa edhe verifikimet e mia”, tha Dritani.

Gazetari tha se mesazhi i ka ardhur nga një numër nga Pakistani dhe se i shkruanin që kodin që i kishin dërguar mos t’ia tregonte njeriu, pasi ishte konfidencial.

“Duket si një mesazh shumë normal, pasi edhe aty thotë kini kujdes se ky mesazh është konfidencial. Aty ka një numër që është kodi, dhe thotë që të mos ja japësh askujt. Këtë kod duhet ta dërgosh te një adresë që është në mesazh”, vijoi Laçi.

Ky i fundit tregoi se pasi u shkroi, mori një përgjigje ku e uronin për përzgjedhjen e numrit të tij për të fituar një shumë të madhe dollarësh.

“Ndërkohë për ta bërë edhe më të besueshme thonë që ndihmojnë njerëzit në mbarë botën dhe që kanë mbështetjen edhe të themeluesit të “Facebook” Mark Zuckerberg”, shtoi ai.

Dritani tregoi se si i kishin dërguar edhe emrin e bankës ku do të tërhiqte shumën e parave. Banka ndodhej në Turqi. E këtu lindi edhe dyshimi i parë që mesazhi është mashtrues.

“Duke qenë se isha nga Shqipëria, më caktuan një bankë në Turqi, e cila kishte ekzistuar por jo më. Më kërkuan emër, mbiemër, adresë, por jo ndonjë numër karte. Për ta bërë të besueshme më thanë se mund të shkoja vetë që të merrja paratë, dhe duhej që t’u thosha dy ditë para”, tha gazetari.

Laçi zbuloi se i ka dërguar email edhe postës, ku i kanë thënë se nëse dëshiron të marrë paratë më shpejt do paguante 380 dollarë, ose 280 dollarë për më vonë.

“Gjithashtu ishin edhe bankat me të cilat unë do të bëja pagesën për postën. Madje japin edhe emrin dhe adresën ku do të bësh pagesën e postës. Nuk e bëra pagesën, pasi kisha folur me dikë të IT. Më sollën edhe kartën me emrin tim, kur unë u çova të dhënat e mia ata e bënë gati”, vijoi gazetari.

Të vërtetën e këtij mashtrimi e ka marrë vesh teksa ndodhej në kafe me shokun e tij të IT-së, i cili pas verifikimeve të ndryshme e ka kuptuar se çdo gjë është një gënjeshtër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME