fbpx
Lajme

Fituesja e debatit/ Kush është gazetarja 44-vjeçare që po vlerësohet nga të gjithë, vuri ”në shina” Trumpin dhe Biden

Nëse besojmë median sociale, debati presidencial mbrëmë ka një fitues. Ajo është gazetarja Kristen Welker. Ajo është vlerësuar masivisht si moderatore sidomos për aftësinë që pati për t’i mbajtur në mënyrë strikte kohën kandidatëve, për të mos e tejkaluar.

44-vjeçarja ka lindur në Filadelfia dhe është diplomuar në Harvard në vitin 1998. U bë korespondentja e NBC në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2011 dhe prej kohësh është drejtuesja e emisionit, “Fundjava sot” në këtë rrjet televiziv.

Kanë qarkulluar nga mbrëmë e deri sot 125 mijë tweet-e, rreth performancës së Kristen, e cila është gazetarja e dytë me ngjyrë që drejton një debat presidencial, 28 vite pasi për herë të parë e realizoi Carole Simpson e ABC News në vitin1992.

Asokohe, Welker duhet të ketë qënë në shkollë. Gazetari i Fox News, Chris Wallace, u kritikua për moderimin që i bëri debatit të parë, Trump-Biden, e po ashtu Susan Page, për përballjen mes Mike Pence dhe Kamala Harris.

Duket qartë se Kristen Welker ka nxjerrë mësime nga ato dy debate, dhe ajo u çmua shumë sidomos për zotësinë që tregoi në mbajtjen e kandidatëve nën kontroll.

Në favor të saj ishte edhe rregulli i fikjes së mikrofonit për 2 minuta, kur njëri nga kandidatët fliste.

Gazetarët amerikanë po japin konsiderata të larta për kolegen e tyre, duke e cilësuar atë në fakt si fituesen e debatit të fundit presidencial, teksa kanë mbetur edhe 12 ditë nga votimi.

Edhe pse më parë e ka quajtur të tmerrshme dhe të pandershme, Donald Trump gjeti kohë mbrëmë ta vlerësonte moderimin e saj. Meqë ra fjala, e respektoj shumë mënyrën se si po e menaxhon këtë, i tha ai gazetares.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button