Lajme

Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë

Zjarri ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Nga pamjet shikohen flakët “gjigande” që kanë përfshirë tregun mes pallateve.

Mësohet se zjarri ra në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tek zona e njohur si ‘Varri i Bamit’. Policia e Tiranës informon se nga flakët fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close