Lajme

Flamur Çelaj jep mbështetje për emrat në LSI për zgjedhjet e 25 Prillit!

LSI e unifikuar në zgjedhje e 25 Prillit! Megjithëse nuk do jetë pjesë e listës së Vlorës, Flamur Çelaj jep mbështetje për emrat e tjerë që do të garojnë duke treguar unitet të palëkundur në rrugëtimin e tyre politik.

Të dashur Miq, Sot u shpall lista e kandidatëve të LSI Dega Vlore për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, e cila drejtohet nga miku dhe bashkëpuntori im z. Luan Rama. Fillimisht shpreh kënaqësinë dhe dakortësinë time për cilësinë e përzgjedhjes së listës në respekt të gjinive, zonave dhe profesioneve.

Së dyti gjej rastin tju bëj thirrje të gjithë përkrahësve të LSI të japin mbështetjen e tyre me votë që zëri ynë të dëgjohet në parlamentin e ri, dhe po të kujtojmë që Luani është oratori më i mirë i disa legjislaturave, suksesi i pritshmërive tona është i garantuar.

Ps. Ata që nuk duan të votojnë forcën e LSI duhet prapë të dalin e të votojnë në përgjigje të thirrjes së Presidentit të Republikë për referendum popullor dhe në mbrojtie të Kushtetutës. I juaji, Flamur Çelaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: