Categories Lajme

Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë blu

I pyetur që nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së si kryetar, deputeti dhe ish-ministri brendshëm Flamur Noka tha për “Koha Jonë” se “nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum”. Pra data 8 janar, sipas ish-ministrit të Brendshëm, do jetë dita kur demokratët marrin selinë blu në duart e tyre, pavarësisht se Roland Bejko i krahut të Bashës deklaroi se “do kemi mbrojtje policinë atë ditë”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin (i palës së Bashës), Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në zyrat qendrore të PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha: “Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia”, deklaroi njeriu i Lulzim Bashës. Pra më 8 janar do të shikojmë përfundimisht se kush e merr apo mban selinë blu, por duket se do kemi përplasje. Me sa shikohet demokratët e protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër qeverisë në Bulevard, në fillim do të mbarojnë me Bashën në selinë qendrore në PD dhe më pas do turren drejt Kryeministrisë. Berisha është shprehur se pranvera e vitit 2022 do jetë me valë protestash deri në detyrimin e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin qershor ose korrik 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME