Lajme

Flasin fqinjët e shqiptarit që i morri jetën djemve të tij dhe plàgosi gruan

Dy djemtë e Flamur R., 44-vjeçari që i vrau ata me nga një plumb në kokë ditën e djeshme në Gjermani, kanë denoncuar edhe më parë në polici, duke i marrë në telefon dhe duke i thënë se prindërit po zihen, duke kërkuar ndihmë. Detajet janë publikuar së fundmi në mediat gjermane, të cilat bëjnë me dije se kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe kanë pyetur fqinjët e shqiptarët, të cilët shprehen se Flamuri ishte një usta që njihej për karakterin e tij gjaknxehtë.

Megjithatë fqinjët thanë se fëmijët ishin të lumtur së fundmi. “I pashë një ditë më parë. Fëmijët ishin gjithmonë të lumtur. Dhe tani humbin jetën për Krishtlindje,” tha një fqinj. Gazeta BILD shkruan së fundmi se familja shqiptare kishte pasur probleme edhe në të shkuarën. Flamuri kishte kërcënuar të afërmit që e kishin raportuar në polici.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close