Categories Lajme

Flasin miqtë e Hueyda El Saied: Sëmundja iu përhap në trup në mënyrë agresive

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied, prej më shumë se një viti po luftonte me sëmundjen e kancerit të gjirit, por kishte zgjedhur të mos u tregonte asgjë miqve dhe të afërmve.

Miq të artistes, në një “In memorium” për të në “Ftesë në 5”, tregojnë se ky lajm u erdhi shumë i papritur. “Kisha kuptuar diçka por nuk ma merrte mendja kurrë. Në fillim kishte shpresë, por sëmundja iu përhap në trup në mënyrë agresive”– tregoi koreografja Kozeta Bakiu.

Ajo shprehet se artistja ishte kujdesur që të mos i ngelte asnjë peng, ndërsa u kujdes që djali të merrte mbiemrin e bashkëshortit që ta linte në ‘duar’ të sigurta. “Kur kisha ditëlindjen këtë vit, më solli një pikturë të sajën dhe më tha që i është rikthyer pikturës”- rrëfen Bakiu.

“Nuk kam guxuar të pyes. Na thoshte që do vinte të takoheshim. Akoma nuk më besohet që nuk është më. Është ajo vajza ndryshe, shumë dimensionale, e talentuar, show girl e para shqiptare. Në librat e saj, nuk lodhej së shkruari, aktiviste e të drejtave të njeriut, juriste në profesion. Gjithnjë e qeshur. Do të mbetet gjithmonë në mendjen time” -shprehet miku i saj, gazetari Ardi Pulaj.

Miqtë thonë se Hueyda i kishte kërkuar të mblidheshin si gjithmonë, për të festuar së bashku, kur të vinte në Tiranë, takim që nuk u realizua dhe për miqtë e saj mbetet peng.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME