Categories Lajme

Flasin mjekët në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me koronavirus

Zbulimet e reja kanë dalë rreth faktit se si Kina menaxhoi koronavirusin gjatë shpërthimit të parë në qytetin Wuhan. Një dokumentar që do të shfaqet në ITV me titull ” Shpërthimi: Virusi që tronditi botën ” pritet të hedhë dritë.

Në këtë dokumentar, mjekët kinezë janë regjistruar fshehurazi në video dhe kanë pranuar se ata e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi  kur filloi “shkatërrimin e Wuhanit”, por atyre u kërkuan të gënjejnë për këtë.

Profesionistët mjekësorë në metropolin kinez thonë se ata dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por ishte mesi i janarit kur Kina informoi për herë të parë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një viktimë.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi “po kalonte mes njerëzve”, por në spitale u kërkua “të mos thoshin të vërtetën”, ndërsa thirrjet për tërheqjen e festimeve të Vitit të Ri u refuzuan,  sepse Autoritetet donin të paraqisnin një shoqëri harmonike.

Zbulimet e reja vijnë në mes të presionit në rritje ndaj Kinës pasi OBSH tha se Pekini ishte përgjigjur vonë për shpërthimin dhe nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara pretenduan prova javën e kaluar se virusi mund të kishte rrjedhur nga një laborator i Wuhanit.

Kina informoi OBSH për herë të parë për 27 raste të sëmundjes së atëhershme të panjohur më 31 dhjetor 2019, pa raportuar vdekje deri në mes të janarit.

Megjithatë, mjekët kinezë thonë se ata e kanë ditur që atëherë se virusi ishte vdekjeprurës.

“Në fakt, në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, një i afërm i dikujt që unë njoh vdiq nga virusi. Shumë nga ata që jetuan me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”, ka thënë një mjek kinez.

Që nga 12 janari, OBSH tha se nuk kishte asnjë tregues të qartë të transmetimit nga njeriu në njeri. Sipas një dëshmie tjetër, mjekët që morën pjesë në një takim në një spital në Wuhan u informuan të mos flasin mbi natyrën e vërtetë të transmetimit.

Deri në 21 Janar, kur OBSH lëshoi ​​raportin e tij të parë mbi situatën, virusi kishte infektuar të paktën 278 njerëz në Kinë dhe ishte përhapur në tre vende të tjera.

Mjekët gjithashtu thonë se autoritetet ishin të vetëdijshëm për rreziqet e festimeve të Vitit të Ri, por nuk i ndaluan, duke kuptuar se udhëtimet dhe mbipopullimi mund të përshpejtonin përhapjen e virusit.

“Njerëzit sugjeruan në nivelin e qytetit që festimet të mos mbaheshin, por ata e bënë, sepse këto ngjarje do të paraqisnin një shoqëri harmonike,” thuhet në dokumentar.

Në të njëjtën kohë, Sir Paul Nurse , virolog në Institutin Francis Crick në Londër, tha se shpërthimi nga Kina në pjesën tjetër të botës ishte “si një zjarr pylli brenda Australisë”.

“Ajo që do të duhej dy, tre, katër, pesë vjet për t’u përhapur disa qindra vjet më parë, tani mund të përhapet në 24 orë,” tha ai.

Qeveria kineze refuzoi të komentojë mbi ato që paraqiten në dokumentar, por Pekini ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat për fshehje dhe ka thënë se ka siguruar informacion në kohë për ngjarjet brenda. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME