Categories Lajme

Flasin vullnetarët e parë që provuan vaksinën ruse: Kemi temperaturë dhe dhimbje muskulore

Një në shtatë vullnetarë janë ankuar për efekte anësore, përfshirë lodhje dhe dhimbje muskulore pas marrjes së vaksinës ruse kundër COVID. Kështu thotë ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, duke shtuar se janë paraqitur më shumë se 40 mijë vullnetarë për ta marrë vaksinën.

Provat përfundimtare klinike të vaksinës “Sputnik V”, nisën në fillim të këtij muaji mes pikëpyetjeve mbi sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë të vaksinës. “Përafërsisht 14 për qind e tyre kanë shfaqur efekte anësore, si plogështi, dhimbje muskulore dhe rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”, tha Murashko.

Sondazhet publike kanë thënë se gati gjysma e rusëve nuk planifikojnë të marrin në asnjë moment vaksinën kundër COVID. Theksojmë se disa prej ekspertëve botërorë janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re ruse, pasi sipas tyre nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME