Categories Lajme

Flet 14- vjeçarja shqiptare e mbetur në kampet e lu.ftës në Siri: Po Shqipëria, çfarë po bën për ne?!

Rrëfimi i Evës , vajzës shqiptare që i ati e çoi në Siri në moshën 8 vjeçare, ngre pikëpyetje të përpjekjeve të shtetit shqiptar për ta kthyer në atdhe. Top Channel pyeti përgjegjësin kurd për të huajt që shkojnë në Siri, zotin Abdulkarim Omar nëse ka patur komunikim me shtetin shqiptar në lidhje riatdhësimin e fëmijëve dhe grave që gjenden në Siri dhe ai e mohon këtë. “Nuk ka komunikim midis nesh për këtë çështje, dhe ne tani jemi të zënë me agresion turk në rajonet tona dhe ne nuk mund të diskutojmë në lidhje me këtë”, thotë ai.

Ndërsa daja i 14 vjeçares tregon se në 6 vite ndërhyrja e Shtetit shqiptar ka qenë e vonuar pasi nuk ka pasur rezultat. “Si ka mundësi, pyet Agim Ndregjoni, se shtetasit e Kosovës janë bashkuar me familjet, ndërsa nipi dhe mbesa e tij ende jo kur të gjithë ishin në të njëjtin kamp?

E ndërkaq e ëma e fëmijëve që gjenden në kampin Al Hol, ka dëgjuar për herë të fundit zërin e Evës që sot quhet Sara në muajin shkurt. “Unë nuk kam telefon, ai telefoni ishte i asaj kosovares. Ajo kosovarja ka ikur dje me gjithë të tjerat. Prandaj s’kam qysh flas. Nuk kam as telefon , asgjë. Ndaj sot erdha te këto rusët t’iu lajmëroja”, thotë vajza. Komunikimi i fundit me vajzën , familja Dumani e ka patur mbrëmjen e të hënës ku paralajmëronte rrezikun që e priste nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME