Lajme

Flet Armando Hoxha: Më ndaloi një polic, pa telefonin që po filmoja ma mori me forcë dhe më goditi

Tregtari Armando Hoxha, i cili denoncoi ditën e djeshme se u dhunua nga dy polici në aksin Fier-Lushnjë, sot ka folur për median. Ai është shprehur se ishte duke filmuar me telefon, ku një polic i ka marrë apratin celular nga dora dhe njëri nga policët e kishte dhunuar.

Ai thotë se njëri prej policëve e ka qëlluar në kokë me telefon dhe me tabelë, ndërkohë që nuk kishin as numër identifikimi në uniformat e tyre.

“Vija nga Fieri, dhe dy policë më ndaluan, ju dhashë të gjithë dokumentet, panë telefonin që e kisha vendosur në kroskot, më jep telefonin  tha dhe unë nuk ia dhashë, me goditën me telefon në kokë. Më tërhoqën bluzën, dhe më morën zvarrë, mori makinën time dhe iku. Kisha hall mos më fusnin ndonjë drogë ndonjë gjë në makinë.

Më ka ikur shikimi nga njëri sy, koka më dhëmb. Më kanë kërkuar që të bëj një ekzaminim të kokës, dokumentet ia kam dhënë të gjitha, të vijnë dhe të ballafaqohen këtu me mua.

Kërkoj nga shteti drejtësi. Bizneset i kam me taksa me çfarëdolloj gjëje. Nuk më kanë kërcënuar më pas, më morën dhe më thanë që duhet të bëj një deklaratë.

Nuk më kanë treguar asnjë emër asnjë gjë, ”do të vras fare”, ‘do të heq qafe’ më thoshte. Më kanë goditur jashtë mase, ishte fshirë video, sepse ma thyen telefonin në kokë, më kanë qëlluar dhe me tabelë.

Nuk kishin as numra dhe asgjë, ishin me një furgon policie”, u shpreh Hoxha. Në lidhje me këtë mbrëmjen e djeshme ka reaguar dhe policia, ku thuhej se po hetohet dhe nëse ka pasur shkelje nga efektivët do të merren masat e nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: