fbpx
Lajme

Flet babai i dy vëllezërve, njëri prej tyre do fejohej (Video)

Ora News ishte në banesën e babait të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia të ek zekutuar pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit pasditen e 27 prillit 2020. Në një prononcim, Kol Haxhija tregon se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë. E ditur bëhet se pas një muaji Viktori do të fejohej, “Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi.

Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng.” Kol Haxhija i kërkon shtetit të zbulojë dhe arre stojë autorët e aten tatit ndërsa medias të jetë e matur. Kërkoj ndihmë nga shteti por gazetarët të mos më rëndojnë më tepër. Ngjarja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor. Pas informacioneve të autoriteteve italiane për palën shqiptare ka dyshime se modifikimi mund të jetë kryer në servisin e dy vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë kanë vazhduar kontrollet sa i përket gjetjes së automjetit që mendohet se janë larguar autorët. Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj raporton se sipas burimeve të grupit hetimor dyshohet se ky mjet është fshehur në afërsi të zonës ku ndodhi edhe vr asja pasditen e së hënës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button